Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-10-20, 23:31   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 317
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ak. Rexhep qosja: Moikom, moikom, mė trondite me kėtė shkuarje tė papritur!

Pashtriku, 17 qershor 2020:


Moikom, Moikom!

Na le!

Na le papritmas!

Na le shpejt!

Nuk e prisnim shkuarjen tėnde!

Mė trondite me kėtė shkuarje tė papritur!

Shumica prej nesh, miqve tu, qė ishim mė tė moshuar se ti, dhe jo vetėm pse ishim mė tė moshuar ishim kandidatė pėr t’u bėrė para teje “deputetė” tė atij parlamenti nė tė cilin e pėrfundojnė jetėn tė gjithė njerėzit, qė kanė hyrė nė kėtė jetė.

Ti nuk kishe drojėn prej atij parlamenti. Nė kujtesėn tėnde madhėshtore kishte zėnė vend tė pėrhershėm edhe mendimi i filozofit Imanuel Kant: vdekjes mė sė shumti i frikėsohen njerėzit e parėndėsishėm.

I dashur Moikom, Ti nuk iu frikėsove nė asnjė ēast vdekjes. Dhe pėr arsyen se nuk iu frikėsove vdekjes punove deri nė ditėn e fundit, punove ditė e natė, pa u lodhur, pa menduar se njeriu mund tė vdesė edhe prej punės sė pandėrprerė mendore, se: mund tė vdesėsh e mund tė tė vdesin!

Ti, Moikom i dashur, ishe i rėndėsishėm, shumė i rėndėsishėm, pėr shumė arsye. Ishe i rėndėsishėm pse kishe dhunti tė madhe krijuese. Dhuntinė tėnde tė madhe krijuese e shquanin dy prirje tė jashtėzakonshme: prirja poetike e shprehur edhe nė eseistiken tėnde shumė tė shquar cilėsisht dhe shumė tė madhe vėllimisht edhe nė studimet tua shkencore e arkeologjike.





Ti Moikom miku im, ishe i rėndėsishėm sepse kishe shumė dije. Mė shumė se asnjė intelektual, mė shumė se asnjė krijues tjetėr, mė shumė se asnjė shkrimtar e asnjė studiues tjetėr shqiptar. Ti ishe jo njė enciklopedi e gjallė si tė quanin shumica e kolegėve, mes tė cilėve ashtu tė kam quajtur edhe unė, ti ishe mė shumė se aq! Ti ishe bibliotekė e madhe kombėtare e botėrore. Duke i lexuar shkrimet tua, duke i lexuar veprat tua, ne, shumica e lexuesve tu, kemi mėsuar shumė prej teje dhe kemi mėsuar shumė prej teje qoftė edhe pse dijet tua thuheshin nė mėnyra tė reja qė s’thuhen ashtu nė shkrimet e nė veprat e krijuesve tė tjerė tė kohės tėnde.

Ti, Moikom, ishe i veēantė, shumė i rėndėsishėm si i veēantė, sepse nuk ishe si ne tė tjerėt, sepse dalloje prej nesh, dalloje me dhuntinė, dalloje me mbamendjen e jashtėzakonshme, dalloje me shpirtėsinė e gjithanshme, dalloje me thellėsinė mendimore e kuptimore, dalloje me shprehjen, dhe dalloje me estetikėn dhe me figurshmėrinė e asaj shprehjeje.

Pėr arsye se ishe ndryshe prej tė tjerėve, se dalloje prej tė tjerėve, unė kisha kėnaqėsinė tė tė fusja nė “Antologjinė e lirikės shqipe”, tė ribotuar nė vitin 1979, kur ti s’kishe mė shumė se 30 vjet, e nė tė cilėn ishin pėrfshirė gjithsej tridhjetė e njė poetė lirikė shqiptarė. Ēka do Moikom Zeqo aq i ri nė antologjinė e lirikės shqipe mė pyesnin kolegė, studiues tė letėrsisė dhe poetė tė pėrfshirė nė atė antologji. Moikom Zeqo ti ishe aty, nė kėtė antologji, sepse dalloje prej tė gjithėve, e antologjitė duhet tė jenė vepra jo tė autorėve qė me mendime e shprehje i shėmbėllejnė njėri tjetrit, por vepra nė tė cilat pėrfaqėsohen autorė qė me mendime e me shprehje dallojnė prej njėri tjetrit, pėrgjigjesha.

Megjithėse aq i rėndėsishėm, megjithėse aq i veēantė, megjithėse aq shumė rrezatues me mbamendjen tėnde, me mendimoren tėnde, me veprėn tėnde nė jetėn kulturore shqiptare, megjithėse poet e studiues njėkohėsisht, ti shkove pėrgjithmonė duke mos gėzuar njohjet qė meritonin dhuntia dhe krijimtaria jote prej atyre institucioneve shtetėrore dhe shkencore e artistike, qė janė tė shpallura tė ligjshme pėr t’ua dhuruar atyre qė i meritojnė kėto njohje. Ti, Moikom ishe i rėndėsishėm, ishe shumė i rėndėsishėm, sepse rėndėsia e dhuntisė sate, rėndėsia e krijimtarisė sate nuk varej prej njohjeve zyrtare po prej teje, – prej asaj dhuntie dhe prej asaj krijimtarie.

Tė kemi mbetur borxh edhe ne, kolegėt e miqtė, por nė Panteon nuk e ēojnė krijuesin njohjet, nė Panteon e ēojnė krijuesin Dhuntia e tij, Vepra e tij, pasuria e Shpirtėsisė sė tij, rėndėsia e pėrgjithshme e Mendimores sė tij. E vepra jote do tė nderonte ēdo institucion tė dijes e tė artit.

E ti Moikom prej sot do tė jesh i vendosur pėrgjithmonė nė Panteonin e historisė sė popullit shqiptar.

Lavdia jote historike, Moikom, le tė jetė ngushėllim pėr bashkėshorten tėnde, pėr fėmijėt e tu, pėr kolegėt tu tė Akademisė Shqiptare tė Arteve e tė Shkencave anėtar i sė cilės ishe, pėr tė gjithė lexuesit tu tė cilėt aq shumė tė deshėn e tė nderuan.
------------
http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10195


__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.