Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Informatika
Emri
Fjalėkalimi
Informatika Gjithēka mbi informatikėn dhe internetin...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-09-20, 11:14   #1
Poshnjari
 
Anėtarėsuar: 26-02-19
Postime: 24
Poshnjari i vlerėsuar jo keq
Gabim Ja si te zgjidhni problemin me shtimin e kartes ne PayPal

Paypal ėshtė njė shėrbim qė ėshtė bėrė i domosdoshėm pėr ata qė bėjnė blerje ose dėrgesa parash online (nė rrjetė). Fakti qė jeni duke e lexuar kėtė artikull tregon se keni informacione se, ēfarė ėshtė PayPal dhe pėr ēfarė shėrben, gjithsesi pėr ata qė nuk e dinė mund tė lexojnė Ēfarė ėshtė PayPal, si funksion. Le tė ngelemi tek zgjidhja e problemit. Kėtu duam tė referojmė se arsyeja se pėrse PayPal refuzon kartėn e bankės suaj varet nė probleme me PayPal dhe probleme me bankėn. Le tė referojmė si fillim problemet qė kanė lidhje me PayPal, pastaj do tė referojmė disa probleme qė kanė lidhje me bankėn.

Probleme me PayPal.

Tani le tė pėrqendrohemi tek problemi qė hasni nė PayPal gjatė shtimit sė kartės bankare. Njė nga arsyet se pėrse PayPal refuzon kartėn e bankės ėshtė debiti i parave qė keni nė llogari. Duhet tė njihni se ėshtė e nevojshme tė keni para nė bankė kur shtoni kartėn nė PayPal. Paypal nė momentin qė shtoni kartė tėrheq deri nė 2 euro ose dollarė nga karta. Kėtu duam tė theksojmė se ato para tė kthehen pėrsėri nė llogarinė bankare. Kėtė e bėnė pėr arsye sigurie, qė para se tė bėni blerje me atė kartė, PayPal sigurohet se ajo kartė ju pėrket juve.

Pasi PayPal bėnė tėrheqjen e kėsaj shume, ju kėrkon tė vendosni pas disa ditėsh njė kod me 4 numra qė shfaqet nė transaksionin qė ka bėrė PayPal. Vetėm kur keni kryer edhe kėtė hapė mund tė pėrdorni lirisht llogarinė e PayPal dhe kartėn tuaj. Prandaj njė arsye e refuzimit tė kartės nė PayPal ėshtė se ndoshta nuk keni para nė kartė (bankė).

Shteti nga ėshtė lėshuar karta

Njė arsye e dytė ndoshta ėshtė lloj i kartės qė pėrdorni. Pėr shembull, nga disa informacione qė kemi, PayPal nga Shqipėria nuk pranon kartat e debit MasterCard, lexoni gjithashtu cafe eshte karta e kreditit dhe ēfarė eshte karta e debitit. Nga kartat qė japin bankat shqiptare PayPal pranon vetėm Visa Electron, tė paktėn me kėtė lloj karte nuk kemi patur probleme.


Njė tjetėr arsye mund tė jetė vendi nga i cili ėshtė lėshuar karta me vendin qė keni hapur ju llogarinė e PayPal. Nėse jetoni nė Kosovė dhe kartėn e keni marrė nė njė bankė shqiptare, ka shumė mundėsi qė PayPal nuk do e pranoi kartėn por do e refuzoi. Pra, duhet qė edhe banka edhe karta tė jenė i atij shteti ku ėshtė hapur llogaria. Kėto janė disa probleme nga ana e PayPal, tani le tė referojmė disa probleme nga ana e bankės suaj.

Probleme me bankėn

Disa probleme mund tė qėndrojnė me bankėn tuaj. Njė nga arsyet mė tė rėndomta ka tė bėjė me llojin e kartės suaj. Bankat shqiptare, nuk e dimė arsyen, japin karta tė cilat nuk lejojnė transaksione online. Ose pėr arsye sigurie e kanė tė ēaktivizuar mundėsinė pėr ta pėrdorur pėr blerjet online. Dhe kur ju e lidhni me PayPal banka refuzon tėrheqjen e shumės pėr verifikim. Prandaj, kur tė merrni nga banka njė kartė kėrkoni qė tė pėrdoret edhe pėr blerje online dhe pėrdorim jashtė Shqipėrisė. Tani cila bankė ėshtė mė e mira pėr kartė debiti nuk mund ta themi me siguri. Tani pak a shumė tė gjitha bankat kanė tė njėjtat kushte dhe tė njėjta komisione pėr transaksion.


Pėrfundimi! Para se tė shtoni njė kartė nė PayPal, sigurohuni tė keni mė shumė se 2 dollarė, euro apo 200 Lekė tė reja nė banė para se tė shtoni kartėn nė PayPal. Duhet tė pėrdorni nė kartė tė pranueshme nga PayPal. Dhe duhet qė banka juaj tė mos kushtėzoi pėrdorimin e kartės pėr blerjet online. Nėse i plotėsoni kėto kritere nuk do tė keni mė problem me shtimin e kartės nė PayPal. /Tech Al.

Burimi: Problem me shtimin e kartes ne Paypal


__________________
www.dietat.info
Poshnjari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.