Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-10-20, 10:52   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 317
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rrėfen piloti i parė i Ushtrisė Kosovės : Historia e Afrimit, dėshmitar masakre...

Rrėfen piloti i parė i Ushtrisė Kosovės : Historia e Afrimit, dėshmitar masakre fėmijė, pilot ushtrie nė liri


MĖ: 26 TETOR 2020

Afrim Zabeli, piloti i parė i ushtrisė sė Kosovės.

Kur Afrimi ishte tetė vjeē, papritur familja e tij, nga tetė anėtarė, dy prindėrit, katėr vėllezėr e dy motra, mbeti nė gjashtė persona.

Paradoksalisht, vuajtjet e familjarėve tė shpėtuar nga lufta, u lehtėsuan vetėm nė vitin 2015, kur mbetjet mortore tė babait dhe vėllait tė tij, u gjetėn nė njė varr masiv dhe u rivarrosėn nė vendlindje. Sidoqoftė, ėndrrat duket se nuk i vret as plumbi. Aq mė pak tė njė fėmije.

“Gjithmonė e kam pasur si ėndėrr tė bėhem ushtar. Njė ėndėrr mė reale ka qenė kur ka filluar lufta ku edhe kam parė ushtarė tė UĒK-sė”, e nis rrėfimin Afrim Zabeli, piloti i parė i ushtrisė sė Kosovės.

Shumė ėndrra tė tjera u shuan qė tė shpėtuarit tė rrėfejnė kujtimet e njė kohe tė rėndė.

“Shumicėn e pamjeve e tė kujtimeve i kam tė freskėta”, thotė ai.

E kujtimet pėr ata qė nė njė mėngjes prilli tė thyer, papritur u shndėrruan nė numra tė vrarėsh, mbesin ende tė freskėta.

“Data ka qenė 5 prill 1999, kur na kanė mbledhur nė njė pjesė kėtu tek ajo pema aty. I kanė mbledhur tė gjithė burrat e fshatit. Pasi ne jemi larguar diku rreth 500 metra apo afėrsisht 1 km, janė dėgjuar krismat ku kanė pushkatuar rreth 98 fshatarė”, tregon Afrimi.

Nė mesin e tyre ishin edhe babai i Afrimit, Xhemajli dhe vėllai Burimi, atėherė vetėm 13 vjeē.

“Babai ka pasur pak problem me shikim dhe vėllai i madh ka qenė shumė i afėrt me tė edhe ka ndodhur qė deri tre apo katėr herė e kanė larguar serbėt vėllanė nga babai, mirėpo nuk ėshtė larguar dhe prapė ėshtė kthyer tek ai. Por serbėt nuk e kursyen atė dhe e pushkatuan edhe atė bashkė me babanė”, rrėfen ai.

Njė rrugė nė fshat e mban emrin e 13-vjeēarit, Burim Zabeli, nėpėr tė cilėn ēdo ditė kalon vėllai i tretė, Afrimi. Jeta dhe ėndrrat vazhdojnė.

“Shkollėn fillore e kam pėrfunduar nė Rezallė. Shkollėn e mesme e kam vazhduar nė Skenderaj, nė gjimnazin ‘Hamzė Jashari’, Shkencat Natyrore. Pas pėrfundimit tė shkollės, filloj tė realizoj ėndrrėn time qė e kisha nga fillimi i luftės e deri nė pėrfundimin e shkollės sė mesme. Edhe ajo ėndėrr mė ėshtė bėrė realitet”, thotė Afrimi.

Largimi nga vendi, as qė bėn pjesė nė listėn e synimeve tė njė piloti, me tė cilin krenohet ushtria e njė shteti.

“Sa herė kam pasur ndonjė sfidė, gjithmonė e kam kujtuar tė kaluarėn, duke u nisur prej familjes sime. Vitet e fundit tė Akademisė Ushtarake, aty lindi edhe dėshira ime qė unė tė jem pilot ushtarak dhe t’i shėrbej e t’i mbroj trojet tona nga qielli i bukur i Kosovės. Tė jesh pjesėtar i Ushtrisė sė Kosovės e veēanėrisht tė jesh pilot i Ushtrisė sė Kosovės ėshtė nder dhe krenari shumė e madhe pėr mua e besoj pėr tė gjithė pjesėtarėt e ushtrisė”, tregon Afrim Zabeli, pilot i parė i ushtrisė sė Kosovės.

Tė qenit pilot i parė i ushtrisė sė Kosovės, tė njė vendi qė ende nuk ka pajisjet e duhura, paraqet problem. Nė zyrė tani ka edhe dy pilotė qė kanė diplomuar vitin e kaluar.

Ai fton tė rinjtė qė t’i bashkohen ushtrisė sė Kosovės ku sipas tij shėrben me nder e krenari nė mbrojtjen e atdheut.

Nėse fati i Afrimit ėshtė qė tė jetė pilot pa helikopter, pėr gjeneratat e ardhshme, kjo situatė ndoshta do ndryshojė.

Aktualisht, Ushtria e Kosovės nuk ka asnjė helikopter. Kostoja e tyre vlerėsohet tė jetė e papėrballueshme pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės. Megjithatė, kjo e fundit vazhdon tė shkollojė pilotė nė mėnyrė qė tė jetė e gatshme nė tė ardhmen e afėrt.
----------------
https://www.botasot.info/aktuale-laj...htrie-ne-liri/


__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.